Një lajm me të vërtetë i trishtë nga Meksika. Gjyshi i Javier Hernandez, futbollistit që njihet nga të gjithë si Chicharito, është ndarë nga jeta. Tomas Balcazar, legjendë e kombëtares së Meksikës dhe historian i sportit prej shumë vitesh, u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare.
Ngushëllimet për Javier Hernandez ishin të shumta, edhe nga ish-klubi i tij, Bayer Leverkusen. “Jemi të mërzitur nga lajmi që gjyshi i Chicaritos dhe legjenda e Meksikës, Tomas Balcazar, ka ndërruar jetë. Ngushëllimet për ty dhe për njerëzit e tu të dashur, Chicarito!”, shkroi klubi i Leverkusen.
Ngushëllimet kanë munguar nga faqet e Manchester United dhe Real Madrid, pasi Chicharito ka luajtur për të dy këto ekipe të mëdha./abcnews.al
Lamentamos mucho el fallecimiento de la leyenda del futbol mexicano, Don Tomás Balcázar.
Estamos contigo en estos difíciles momentos, @CH14_, y con toda su familia y amigos.
QEPD. pic.twitter.com/A80cYaintf
— Bayer 04 Leverkusen (en ?) (@bayer04_es) April 26, 2020