Emiri i 16-të i Kuvajtit, Sheikh Nawaf Al Ahmad Al Sabah ka vdekur në moshën 86-vjeçare, njoftoi këtë të shtunë televizioni shtetëror. Më herët, televizioni shtetëror i Kuvajtit ndërpreu programin e tij të rregullt dhe transmetoi vargje nga Kurani, të cilat mund të kenë sinjalizuar vdekjen e një anëtari të familjes mbretërore.
Sheihu kishte udhëhequr kombin e pasur me naftë për tre vitet e fundit pasi mori detyrën nga gjysmë vëllai i tij, Sheikh Sabah al-Ahmed al-Sabah. “Me pikëllim të madh mbajmë zi… vdekjen e Sheikh Nawaf al-Ahmad al-Sabah,” tha një deklaratë që u transmetua në televizionin shtetëror.
Emiri i Kuvajtit Sheikh Nawaf Al Ahmad Al Sabah u shtrua në spital në fund të nëntorit për shkak të një urgjence mjekësore./abcnews.al