Shuhet nga jeta avokatja Denisa Daka. Juristja prej vitesh ka punuar me çështjet civile, nuk ia ka dalë dot të fitoj luftën me kancerin e gjirit. Avokati Adriatik Lapaj e bëri të ditur lajmin e hidhur nëpërmjet një postimi.
Ai thekson se avokatja e ndjerë ka qënë personi i parë që takoi kur hodhi hapat e parë në Gjykatën e Tiranës.
Lapaj sqaron se ishte vendimi i Dakës, që sëmundja e saj të mos bëhej publike dhe të mos ndihmohej. Avokati thekson se Daka e kishte të pamundur kurimin jashtë vendit për shkak të kostos dhe shtetit shqiptar i cili nuk e pa të arsyeshme që ta dërgonte për specializim jashtë vendit.
SHKRIMI I ADRIATIK Lapajt:
LAMTUMIRË SHOQE!. Denisa Daka ishte njeriu i parë që takova kur hodha hapin e parë brenda Gjykatës së Tiranës. Isha i ri shumë. Aq i ri sa kur e mendoj sot më duket çmenduri. U ula te kati i parë vetëm. Nuk njihja askënd aty. Madje nuk e njihja as profesionin sepse vija nga bankat e shkollës. Në krahë mu ul Denisa. Zonjë që ishte e pamundur të mos e shquaje. Pasi e kuptoi sikletin tim dhe këmbyem muhabet më kërkoi t’i kërkoja ndihmë nëse do duhej për profesionin.
Denisa ishte këmba e mbarë e profesionit tim. Njeriu që unë vrapoja ta përqafoja sa herë e shquaja në gjykatë.
Kishte muaj sëmurë Denisa. I kërkova ta bëja publike e të kërkoja ndihmë nga bashkëqytetarët. Nuk më lejoji. Kishte shumë dinjitet ajo zonjë. Kurimin jashtë e pati të pamundur. Ishte i kushtueshëm. Denisa edhe mund të shpëtonte siç më kofirmuan mjekë të fushës. Nuk ia doli për 2 arsye: E para, sepse shteti shqiptar nuk e gjen të arsyeshme të çojë për specializim në perëndim 2-3 mjekë për të mësuar procedurën e transplantit të palcës. E dyta, se procedura e transplantit të palcës jashtë shtetit kushton shumë për një njeri që punon me dinjitet me origjinë nga Shqipëria.
Po e përmend pjesën e nevojës që shteti jonë të marrë masa për të specializuar mjek në këtë fushë me besimin që nesër të shpëtohen jetë. Denisa do ma bënte hallall këtë thirrje! Do më marrë shumë malli e mira Denisë! Zoti të pastë pranë vetes! Do piqemi një ditë sërish!
/abcnews.al