Ndahet nga jeta artisti Përparim Tomçini, Meta: Trashëgimia që la pas do të kujtohet gjithmonë

schedule19:02 - 5 Qershor, 2020

schedule 19:02 - 5 Qershor, 2020

Këtë të premte është ndarë nga jeta artisti  i  njohur, Përparim Tomçini .

Presidenti Ilir Meta në reagimin e tij është shprehur se kjo është një humbje e madhe. Në postimin e tij në Facebook kreu i shtetit kompozitori i njohur dibran, kishte një krijimtari të suksesshme muzikore dhe mbi 400 kompozime me natyrë lirike, epike dhe folklorike.

Meta thekson se trashëgimia e çmuar që artisti la pas në muzikë dhe art do të kujtohet gjithmonë me nderim.

“I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të artistit të talentuar dhe kompozitorit të njohur dibran, Përparim Tomçini.

Me një krijimtari të suksesshme muzikore dhe mbi 400 kompozime me natyrë lirike, epike dhe folklorike, trashëgimia e çmuar që la pas në muzikë dhe art do të kujtohet gjithmonë me nderim, si një shembull frymëzimi dhe motivimi për brezat e rinj të artistëve shqiptarë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Tomçini, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë artdashësve shqiptarë.I përjetshëm kujtimi i Tij”, shkruan Meta.

Tomçini lindi në vitin 1955, në Peshkopi. Ka mbaruar Akademinë e Arteve, Dega Kompozicion me rezultate të shkëlqyera.  Që nga vitit 1979 e në vazhdim, ishte përgjegjës i Muzikës në Shtëpinë e Kulturës “Haki Stërmilli” në Peshkopi dhe pastaj në Bashkinë e Kamzës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!