Çifti i njohur, Michael B. Jordan dhe Lori Harvey janë ndarë. Ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas një viti lidhjeje.
Lajmin e kanë bërë të ditur burimet e The People.
“Michael dhe Lori janë të dy me zemër të thyer. Ata ende e duan njëri-tjetrin. Michael ishte shumë i përkushtuar ndaj lidhjes dhe ishte gati për hapa tjerë. Ata kaluan kohë shumë të mirë me njëri-tjetrin’, ka thënë një burim.
Ndërkohë, Michael u shpreh në dhjetor se “më në fund kam gjetur atë që gjithmonë kam dashur”./abcnews.al