Ndahen çmimet e para në mbrëmjen gala “Më të mirët 2023”, Florent Hasani fiton “Këpucën e Artë”

schedule19:11 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 19:11 - 18 Dhjetor, 2023

Që prej orës, 18:00, po zhvillohet mbrëmja gala e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, “Më të mirët 2023”, nga ku do të vlerësohen me një sërë çmimesh shumë lojtarë talentë e profesionistë në Shqipëri.

Kanë filluar të shpërndahen edhe çmimet e para të mbrëmjes, ku gjithçka ka nisur me çmimet talentët e vitit, ku për vajza fituese ka dalë talentja e Vllaznisë, Klaudia Borçi, ndërsa për djemtë triumfator ka qenë, “ylli” i “bardhezinjve” të Laçit, Arlind Kurti.

Pas këtyre çmimeve janë ndarë edhe çmimet “Këpuca e Artë”, për të dyja kategoritë, si në ato të femrave, ku çmimin e fitoi “bomberja” e Apolonisë, Valentina Troka, me 66 gola, ndërsa për meshkujt titullin nuk mund të mos e merrte “bomberi” i “Bardhebluve” të Tiranës, Florent Hasani, i cili sezoni tundi plot 16 herë rrjetën e kundërshtarëve. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!