NBA/ Westbrook fenomenal, parakalon edhe Magic Johnson

schedule12:45 - 27 Tetor, 2019

schedule 12:45 - 27 Tetor, 2019

Russell Westbrook realizoi një tjetër arritje të madhe në basketbollin amerikan. Ylli u Houston Rockets kaloi legjendën Magic Johnson dhe synon rekordin e mbajtur nga Oscar Robertson.

Skuadër e re, zakon i vjetër. Kjo mund të thuhet për Russell Westbrook, i cili nuk di të ndalet edhe tani me Houston, siç bënte edhe me Oklahoma City Thunder.

Ylli 30-vjeçar kaloi legjendën Magic Johnson në renditjen e lojtarëve me më shumë “triple-double” në historinë e NBA-së, diçka që e bëri në fitoren ndaj New Orleans Pelicans. Ai realizoi 28 pikë, kapi 10 topa në tabela dhe shërbeu 13 asiste, duke treguar se nuk di të ndalet as kur ka në krah si shok skuadre një gjigant si James Harden.

Houston fitoi 126-123 dhe Westbrook pati meritën sepse luftoi fort në minutat e fundit, duke bërë diferencën. Tashmë, ai ka 139 “triple-double”, ndaj 138 që arriti në karrierë Magic Jonhson me fanellën e lavdishme të LA Lakers.

Ky i fundit e bëri menjëherë përgëzimin në rrjetet sociale, duke mos u treguar aspak xheloz që tashmë zbriti në vendin e tretë, por duke i uruar fat basketbollistit të sotëm. Një përgëzim edhe nga faqja zyrtare e NBA-së, që postoi në rrjetet sociale foton e Westbrook, si dhe renditjen e më të mirëve për “triple-double”.

Në Amerikë natyrshëm bëjnë pyetjen: A do të arrijë ai të kalojë edhe numrin 1, Oskar Robertson. Ky i fundit mban rekordin me 181 “triple-double”. Pra yllit të Houston Rockets i duhen edhe 42 të tjerë për ta barazuar.

Me ritmin e sotëm, ai do t’ia dilte nga fundi i sezonit të ardhshëm, ndonëse gjithçka varet sesi do të jetë forma e tij fizike. Për një muaj, Westbrook mbush 31 vjeç, pra ai nuk është aq i ri sa për të pasur garanci.

Gjithsesi, Russsell Westbrook ka thyer rekorde të tjerë të Robertsonit, si për numrin e “triple-double” në një sezon, më shumë “triple-double” radhazi dhe më shumë sezone me mesatare mw tw lartw tw “triple- double”.

Për tifozët e Houston Rockets, gjithsesi, rëndësi ka që Westbrook dhe Harden të kombinojnë për të siguruar titullin kampion në NBA, që do të ishte i pari që nga viti 1995.

NDESHJET E DITËS NË NBA
Milwauke Bucks-Miami Heat 126-131
Detroit Pistons-Philadelphia 76ers 111-117
Atlanta Hawks-Orlando Magic 103-99
New York Knicks-Boston Celtics 95-118
Houston Rockets-New Orleans Pelicans 110-99
Chicago Bulls-Toronto Raptors 84-108
San Antonio Spurs-Washington Wizards 124-122
Utah Jazz-Saçramento Kings 113-81
Phoenix Suns-Los Angeles Clippers

/ABC NEWS ALBANIA 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!