I jepej e ardhmja, por duket se po rrok edhe të tashmen. Viktor Uembanijama është kthyer në fenomenin e sezonit në basketbollin amerikan dhe sipas vetë faqes zyrtare të NBA-së ka dalë në vend të parë në garën për çmimin e më të mirit të vitit.
Edhe pse vetëm 22 vjeç, edhe pse luan mesatarisht 30 minuta në çdo ndeshje, lojtari qendër I San Antonios po shkëlqen ndoshta më shumë se ata që luajnë shumë më gjatë se ai.
Ai ka me mesataren 24.2 pikë për ndeshje, me 11.3 topa në tabela për çdo sfidë, dhe me 3 asistë për duel.
Në fitoren e fundit ndaj Miluokit, 127-95, Uembi pati 23 pikë, 15 topa në tabela e 6 asistë në 31 minuta.
Ai ka 3.1 bllokime gjuajtjesh për ndeshje, duke iu afruar nivelit që këtë sezon kanë disa skuadra.
Falë pranisë së tij në parket, San Antonio ka 8 fitore radhazi, dhe është në vendin e dytë në renditjen e Konferencës Perëndimore me 56 fitore e 18 humbje.
Kjo do të thotë se Uembi është pjesë e ekipit të dytë më të mirë të sezonit të rregullt në NBA këtë vit, pas Oklahomës kampione.
Në garën për lojtarin më të mirë të edicionit, francezi konkurron yje të tillë si Shei Gilgës Aleksandër, Nikola Jokic e Luka Doncic.
Nëse ia del, do të thyejë rekordin që mban Derrik Rouz, e do të bëhet më I riu basketbollist I sezonit në historinë e NBA-së.


