Si gjithmonë spektakël, por edhe supriza e konfirmime. Ka dhuruar gjithçka mbrëmja e fundit e NBA, që forcoi pozitat e kryesuesëve në të dyja Konferencat. Në Lindje, Boston dha një tjetër provë force, duke mundur Memphis me 40 pikë diferencë, në rezultatin e përgjithshëm 131-91.
Nuk kishte histori sfida në “TD Garden” me Celtics që do dominonin që në fillim. Një tjetër paraqitje e shkëlqyer për “yllin” vendas Jayson Tatum, me 34 pikë, 8 topa të kapur në tabelë dhe 7 asist për shokët e skuadrës. Me këtë sukses, Boston thellon diferencën në krye të renditjes në konferencën e lindjes, ndërsa vendos rekordin e këtij sezoni në NBA me 38 fitore dhe 12 humbje.
Nuk arrin të ruajë ritmin Milwaukee, që u dorëzua në transfertën e Utah me rezultatin 123-108. Për Bucks, këtë herë nuk majftoi Giannis Atentokoumpo, që mbylli ndeshjen me 33 pikë, 13 asist dhe 7 topa të kapur në tabelë.
Ashtu si në Lindje, edhe Konferenca e Perëndimit ka një lider të padiskutueshëm në këtë sezon. Minnesota vijon serinë pozitive me fitoren 111-90 në dëm të Huston. Edhe një herë shkëlqeu Anthony Edwars, në rolin e shënuesit më të mirë të ndeshjes me 32 pikë.
Të njëjtin hap me kryesuesit ruajnë edhe ndjekësit në renditjen e perëndimit, Oklahoma dhe Denver. “Thunders” mundën 135-127 Toronto Raptors në ndeshjen me më shumë pikë të mbrëmjes së fundit të basketbollin amerikan.
Nuk ndalen as kampionët në fuqi të NBA. Denver Nuggets mundën skuadrën e Portland me rezultatin 112-103, duke konfirmuar forcën e madhe në fushën e tyre, ku në 25 ndeshje të këtij sezoni kanë humbur vetëm katër herë. /i.m /abcnews.al