NBA/ Supersfida e mbrëmjes, Sacramento Kings mposhtin Los Angeles Clippers në transfertë

schedule19:36 - 26 Shkurt, 2024

schedule 19:36 - 26 Shkurt, 2024

Sacramento Kings ka vazhduar me fitore në NBA, pasi ka triumfuar në transfertë te Los Angeles Clippers në kryendeshjen e së dielës.

Kings triumfuan me 26 pikë epërsi ndaj Clippers (107:123), në një ndeshje që në çerekun e parë ishte e barabartë. Fundori amerikan D’Aron Fox ishte fantastik në këtë sfidë me 33 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Harrison Barnes me 22 pikë dhe qendra lituaneze Domantis Sabonis që arriti shifrën magjike të tre shifra dopio  me 17 pikë, 15 kërcime dhe 12 asistime. Te skuadra vendase, Nick Powell me 21 pikë si dhe James Harden e Kawhi Leonard me nga 20 të tjera ishin më efikasit, por që nuk mjaftuan për fitore. /i.m /abcnews.al