NBA/ Spektakël dhe “dramë”, Jokic ndëshkon Golden State me një kosh në sekondën e fundit

schedule14:56 - 5 Janar, 2024

schedule 14:56 - 5 Janar, 2024

Vetëm dy ndeshje, por shumë spektakël në mbrëmjen e fundit të NBA. Ndodh gjithçka në sfidën më të rëndësishme, ku kampionët në fuqi të basketbollit amerikan, Denver Nuggts vizitonin San Françiskon për t’u përballur me Golden State Warriors.

“Yjet” e dy skuadrave bën gjithçka për të shpërblyer pritshmëritë, ndërsa Nikola Jokic i dhuroi një finale me “fishekzjarre” sfidës, duke vendosur fitoren e 130-127 të skuadrës së tij. Kur rezultati ishte në barazim 127-127, basketbollisti serb shënoi një tre-pikësh thuajse nga mesi i fushës në sekondën e fundit për të vulosur fatin ndeshjes.

Në fund, Jokic e mbylli me 34 pikë, 10 asist dhe 9 topa të kapur në tabelë, duke merituar edhe titullin si “Njeriu i Sfidës”. Nga ana tjetër, Stephen Curry me 30 pikë dhe Klay Thomson me 24 pikë të tjera, nuk arritën të evitojnë humbjen dramatike të Golden State.

Një fitore të madhe në transfertë siguroi edhe Milwaukee, që kaloi 121-125 San Antonio.

Edhe një hertë spektakolar Giannis Atentokounmpo, me basketbollistin grek që vendosi triumfin e Bucks me dy shifra dopjo, 44 pikë dhe 14 topa të kapur në tabelë.

Nuk zhgënjeu as Damien Lillard, edhe ky me dy shifra dopjo 25 pikë dhe 10 asist për shokët e skuadrës. Për Spurs nuk mjaftoi paraqitja e shkëlqyer e Vassell me 34 pikë dhe ajo mbi mesatare e Uembamejama, që mbylli sfidën me 27 pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!