Nëse shumë e konsideruan si një “askident” fitoren e parë, tashmë vjen edhe konfiormimi. Minnesota zhgënjen edhe një herë parashikimet duke triumfuar edhe në ndeshjen e dytë në shtëpinë e Denver, duke thelluar në 2-0 serinë e përgjithshme në gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit në NBA.
“T-Wolves” imponuan rezultatin 106-80 ndaj kampionëve në fuqi të basketbollit amerikan, që zhvishen nga roli i favoritëve. Anthony Edwards dhe Karl-Anthony Towns bën ligjin në parketin e Nuggets. “Yjet” e Minnesota shënuan nga 27 pikë secili, por Towns bëri edhe diferencën poshtë tabelave, duke i shtuar paraqitjes së tij të shkëlqyer edhe 12 kapje topi poshtë tabelës.
Krejt i ndryshëm diskutimi për yjet e shtëpisë. Nikola Jokic bëri një punë të mirë poshtë koshave me 16 topa të kapur në tabelë, por shënoi vetëm 16 pikë. Edhe Jamal Murrey kishte humbur shënjestrën. Për të vetëm 8 pikë dhe 13 kapje topi poshtë tabele, por një dëmtim mund ta lerë jashtë sfidës së tretë. Minesota merr edhe favorin fushë, pasi dy ndeshjet e radhës do t’i luajë në shtëpinë e saj.
Nuk kishte surpriza në gjysmëfinalen e parë të Konferencës së Lindjes. Në “Maddison Square Garden”, New York Knicks mundi 121-117 Indiana Pacers, duke marrë 1-0 epërsinë e serisë. Jaylen Brunson bëri një tjetër paraqitje spektakolare me 43 pikë, duke vendosur emrin e tij në librin e artë të basketbollit amerikan, krah Jerry West, Bernard King dhe Michael Jordan, të vetmit që kishin shënuar më shumë se 40 pikë në katër ndeshje radhazi në “play-off”. Knicks do të luajnë në fushën e tyre edhe sfidën e dytë në gjysmëfinalet e Lindjes. /i.m /abcnews.al