Nuk ka supriza nga kryesuesit e Konferencave. Miluoki dhe Denver mbyllën me sukses sfidat e tyre në mbrëmjen e fundit të NBA, duke konfirmuar veten si pretendent për “unazat e kampionit” në këtë sezon.
Baks kaluan me shtatë pikë diferencë Toronton në rezultatin e përgjithshëm 118-111.
Tre shifra dopjo për Janis Atentokoumpo me 22 pikë, 13 topa në tabelë dhe 10 asist. Po ashtu një rekord për grekun që nuk gaboi asnjë nga nëntë gjuatjet e tij nga fusha. Nga ana tjetër, për Reptors nuk mjaftoi roli si shënuesi më i mirë i sfidës për Lopez me 26 pikë.
Te fitorja është kthyer Denver që forcon pozitat në krye të Konferencës së Perëndimit.
Naxhets mundën 108-102 Bruklin Nets, falë rikthimit në formën më të mirë të Nikola Jokiç. Edhe për të tre shifra dopjo me 22 pikë, 17 topa të kapur në tabelë dhe 10 asist.
Një sukses që I afron me sigurimin e play-off mori edhe Los Anxheles Lejkërs që kaluan me shifrat 111-105 Orlandon.
Njeriu I triumfit për skuadrën kaliforniane ishte Rivs me 35 pikë të shënuara. Nuk qëndroi pas as Entoni Devis me dy shifra dopjo 15 pikë dhe 11 topa tyë kapur në tabelë.
Në përballjet e tjera të mbrëmjes në NBA, Oklahoma mundi Feniks, Los Anxheles Klipers fituan ndaj Portlend, ndrësa Detroit u dorëzua përballë Mejemit. / h.ll/abcnews.al