Në mbrëmjen e NBA, Milwaukee e ekzgjeroi duke mposhtur 118-93 Oklahoma City Thunder. Bucks mban vendin e parë në Lindje pasi mundën kryesuesit e Konferencës së Perëndinit, Oklahomën që rrëshket në vendin e dytë e parakaluar nga Denver. Milwaukee dominoi pjesën mëtë madhe të garës. Nëse në pushimin mes pjesëve kishte ende ekuilibër duke qenë se të zotët e shtëpisë ishin para 48-47 në pjesën e dytë nuk pati histori.
Skuadra nga Wsiconsin gjeti një rezultat të pjesëshëm të jashtëzakonshëm 34-17 në periodën e tretë që bashkë me fitoren 36-29 të 12 minutave të fundit vlejti fitoren me 25 pikë diferencë në fund. Thelbësore shifrat e dyfishta të Giannis Antetokounmpo që e mbylli me 30 pikë dhe 19 rikuperime ndërkohë që mes radhëve të Thunder nuk mjaftuan 19 pikët e Giddey dhe 18 nga Wiliams.
MINNESOTA TIMBERWOLVES-GOLDEN STATE WARRIORS 114-110
Fitore me përmbysje për Minnesotën që në disavantazh 54-46 kundër Golden State Warriorës fitoi 114-110 duke ju afruar gjithnjë e më shumë vendit të dytë të Oklahomas në Perëndim. Gjithnjë e më e komplikuar ndërkohë situata e Golden State që tani ka vetëm një fitore më shumë se Houston që është në vendin e 11. E gjithsesi formacioni i Kerr e nisi mirë , i udhëhequr nga 30 pikët e Curry që ariti shifrën e 3 700 trepikëshave në karrierë, por në pjesën e dytë Minnesota, e udhëhequr nga 20 pikë me 12 rikuperime të Reid dhe Edwards me 23 pikë, kompletoi përmbysjen në finale, me Golden State që në fund me Curryn dështoi në trepikësishin që mund ta kishte cuar ndeshjen në shtesë. Warriors janë një hap larg katastrofës, pasi nëse parakalohen nga Houston do ta mbyllin sezonin shumë para kohe.
MIAMI HEAT-CLEVELAND CAVALIERS 121-84
Fitore e thellë për Miami Heat që gjunjëzuan 121 -84 Cleveland Cavaliers në një ndeshje që mori drejtim që nga fillimi, +10 për heats në periodën e parë (32-22), 60-39 në pushimin mes pjesëve. Miami zgjati distancën me 12 pikë edhe në periodën e tretë dhe kështu sfida u mbyll që aty.
Mes radhëve të të zotëve të shtëpisë rezultojnë decizive 15 pikët e realizuara si nga Adebayo me 16 rikuperime, ashtu dhe nga Buttler ndërkohë që nga stoli erdhën edhe 18 pikë nga Highsmith. Ngeci ndërkohë sulmi i Cleveland, ku vetëm Mobley në kuotën e 15 pikëve arrin numër dyshifror pikësh. Sukses ky që i lejon Miamit të mbetet në vendin e 7-të bashkë me Philadelphia ndërkohë që Cleveland në disfatën e tretë radhazi rrezikon të kapet në vendin e tretë nga Knicks.
LOS ANGELES LAKERS-INDIANA PACERS 150-145
Ndeshje me shumë pikë në Crypto.com Arena. L.A Lakers mposhtën 150-145 Indiana Pacers duke u konfirmuar gjithnjë e më shumë në zonën play-in. Verdhevjolët u shkëputën në pjesën qendrore të garës 86-63 nëse meren në konsideratë perioda e dytë dhe e tretë por rrezikuan të pësonin rikuperimin e Pacers që me një rezultat të pjesshëm 46-34 vunë sërish në diskutim suksesin e të zotëve të shtëpisë.
Në ndeshje shumë vula të bujshme, Davis ishte më i miri me 36 pikë dhe 16 topa të kapur nën tabelë, ndërkohë që ishin 26 pikët si për Lebron James që ju shtoi dhe 10 asiste , por edhe për Dinëiddie me Reaves në kuotën e 25 pikëve. Mes radhëve tëmiqsve ndërkohë më i miri ishte Siakam 36 pikë dhe 12 topa të kapur nën tabelë. Në Perëndim Lakers janë të 9-ët 3 ndeshje larg nga playoffi, ndërsa Indiana mbetet e kapur pas vendit të 6-të.
LOS ANGELES CLIPPERS-PHILADELPHIA 76ERS 107-121
Philadelphia 76-ers bënë goditjen e madhe në Los Angeles duke mposhtur Clippers 121-107. Philadelphia e nisi fort duke marë një avantazh prej 12 pikësh 41-29 por Clippers shkrutuan distancën duke e reduktuar në vetëm 7 pikë në pushimin e gjatë. Në fund për të konfirmuar avantazhin e 76-ers u desh rezultati i pjesshëm 33-24 i 12 minutave të fundit.
Mes radhëve të Philadeplhia spikatën 24 pikët e Harris dhe Maxey dhe 23 nga Payne, pasi të tre realizuar më shumë se gjysmën e pikëve të skuadrës. Kawhi Leonard dhe Paul george e mbyllën me 20 dhe 18 pikë, ndërsa ishin 12 pikë dhe 14 asiste për James Harden. Në Perëndim, Clippers mbeten gjithsesi të katërtët por tani rrezikojnë të kapen nga Pelicans, ndërkohë që në Lindje Philadelphia redukton distancën me Indianan dhe tani me një fitore mund të kapë zonën playoff.
DETROIT PISTONS-NEW ORLEANS PELICANS 101-114
Detroit Pistons humbi 114-101 në shtëpi kundër Pelicans gjithnjë e më tepër në zonën playoff në Perëndim. I papërmbajtshëm Zion Williamson që shnëoi 36 pikë, vendimtare për New Orleanms që pas 12 minutave ishte para 29-10. Pikërisht nisja e shkëlqyer ju lejoi miqve që të mbanin avantazhin përgjatë gjithë ndeshjes, pavarësisht tentativave të ndrojtura për reagim të Pistons. Ishin 23 pikët për Mçollum ndërkohë që mes radhëve të të zotëve të shtëpisë, të fundmit që u dorëzuan ishin Metu që realizoi 17 pikë ashtu si dhe Flynn dhe Ivey. Në Perëndim New Orleans është në vendin e pestë por me një disfatë të Clippers mund të marë vendin e katërt./ h.ll/abcnews.al