Një tjetër mbrëmje e madhe spektakli, por edhe konfirmimesh në NBA, ndrësa ata që shkëlqyen më shumë ishin yjet e mëdhenj të basketbollit amerikan.
LeBron James dhe Luka Donçiç I dhuruan fitoren e shtatë radhazi Los Angeles Lejkërs në ecurinë rekord në këtë sezon dhe gjithashtu I dhanë një tjetër meszah rivalëve në garën për titullin kampion.
Skuadra kaliforniane mundi 113-109 Nju Jork Niks , ndërsa të dy bashkë James dhe Donçiç shënuan 63 pikë dhe e mbyllën ndeshjen me dy shifra dopjo.
Basketbollisti slloven shënoi 32 pikë, dha 12 asist dhe kapi 7 topa në tabe
“Mbreti” realizoi 31 pikë, bëri 12 ribaund dhe ndihmoi shokët e skuadrës me 8 asist.
Shifra fantastike që konfirmojë Los Angeles Lakers mes favoritëve për titull, diçka e paimagjinueshme në fillim të sezonit të regullt.
Një paraqitje spektakolare në mbrëmjen e NBA bëri edhe Stefën Curry.
Ai udhëhoqi Golden State në fitoren 121-119 në transfertën e Brooklun kundër Nets.
Ylli I Uorriors shënoi 40 pikë, duke dhuruar edhe një magji në fundin e pjesës së parë, me ketë kosh thuajse nga mesi i fushës.
Me këtë fitore, Golden State ruan vendin e 6 në konferencën e Perëndimit dhe për momentin ka në dorë biletën direkte për në 1/8 e fazës së play off./abcnews.al

