NBA/ Lillard nuk mjafton për Bucks, Indiana e New York Knicks sigurojnë fazën tjetër të “play-off”

schedule12:36 - 3 Maj, 2024

schedule 12:36 - 3 Maj, 2024

Mbyllen dy sfida në “play-off”, eliminohen skuadrat e Milwaukee Bucks dhe Philadelphia 76ers, me dy skuadrat, që do të përballen me njëra-tjetrën, në gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes, me Pacers, që triumfuan me rezultatin 120-98 në sfidën e gjashtë dhe të fundit ndaj Milwaukee, ndërsa, ashtu siç bënë edhe skudra e New York Knicks, ndaj “Sixers”.

Sërish pa Giannis Antentokoumpo, për Bucks nuk mjaftoi Damien Lillard, që shënoi 28 pikë. Nga ana tjetër, Indiana kishte si armë të saj në këtë sukses lojën e skuadrës. Kjo konfirmohet nga 50 pikët që erdhën nga lojtarët e pankinës. Për vendasit, shënuesit më të mirë ishin Toppin dhe McConnell me 21 dhe 20 pikë secili, por një punë të shkëlqyer poshtë tabelave bëri Haliburton. Për yllin e shtëpisë dy shifra dopjo, 17 pikë dhe 10 asist.

Në krahun tjetër, skuadra e New York Knicks, trifumoi me rezultatin e ngushtë, 118-115 ndaj Philadelphia 76ers. Edhe një herë Jaylen Brunson konfirmoi sezonin e tij fantastik, teksa me dy shifra dopjo, 41 pikë dhe 12 asist, ai vendosi fatin e ndeshjes dhe kualifikimin e Knicks në fazën gjysmëfinale të NBA, teksa për miqtë nga Philadelphia nuk mjaftoi paraqitja e “yllit” amerikan, Joel Embiid, i cili shënoi plot 39 pikë dhe dha 13 asist, por edhe kaq nuk evituan zhgënjimin e skuadrës së tij. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!