Los Angeles Lakers fiton ndeshjen e parë në gjysmëfinalet e Konferencës së Perëndimit në NBA, duke marrë epërsinë e serisë kundër Golden State.
Kampionët në fuqi të basketbollit amerikan u dorëzuan në shtëpinë e tyre me rezultatin 112-117.
Në një ndeshje të ekulibuar në tre periodat e para, diferencën e bëri Anthony Davis, në një mbrëmje spektakolare. Për qëndrën e Lakers dy shifra dopjo, 30 pikë dhe mbi të gjitha 23 ribaund.
Nuk zhgënjeu as LeBron James që fitoi sfidën direkte me Stephen Curry. Për yllin e Warriors 27 pikë në gjysmëfinalen e parë, por kaq nuk mjaftoi dhe përveç humbjes, kampionët e NBA i japin Los Angeles Lakers epërsinë e serisë dhe favorin e fushës.
Në sfidën tjetër të mbrëmjes në basketbollin amerikan, New York Knicks barazuan serinë e gjysmëfinaleve, duke mundur 111-105 Miami.
Njeriu i triumfit për skuadrën njujorkeze ishte Branson. Ai mbylli sfidën e luajtur në “Medison Square Garden” me 30 pikë. Pa Jimmy Buttler, Miami e kishte të vështirë sidomos në periodën e katërt, kur u plotësua suksesi i vendasve që barazojnë 1-1 serinë e gjysmëfinaleve./ h.ll/abcnews.al