Minnesota bëhet ekipi i parë gjysmëfinalist i play off-it në NBA këtë sezon.
Skuadra e Wolves fitoi 122-116 ndaj Pheonix, duke e mbyllur 4-0 serinë e çerekfinaleve.
Anthony Edwards me 40 pikë ishte lider në fushë për Minnesota, ndërsa 82 pikët e dyshes Durant-Booker mbetën për statistikë.
Rihap garën për një vend në gjysmëfinale ekipi i Lakers, që në fushën e tij fitoi 119-108 ndaj kampionëve të Denver.
Jokic realizoi sërish një “triple double”, me 34 pikë 14 rebound e 14 asist, por që s’mjaftuan.
LeBron James me 30 pikë, Davis me 25 pikë e 23 rebound si dhe Reaves e Russell me nga 21 pikë secili i dhanë fitoren Lakers.
Barazim 2-2 me ndeshje mes Clippers dhe Dallas, me kalifornianët që fituan sot 116-111.
Harden dhe George realizuan nga 33 pikë secili për Clippers, duke i bërë të pavlefshme 40 pikët e Irving për teksanët.
Fiton edhe New York, 97-92 në fushën e Philadelphia, ndeshje ku u dallua Brunson me 47 pikë e 10 rebound./ h.ll/abcnews.al
Rezultatet
New York – Philadelphia 97-92 (3-1)
Milwaukee – Indiana 113-126 (1-3)
Minnesota – Phoenix, 122-116 (4-0)
Denver – Lakers, 108-119 (3-1)
Clippers – Dallas, 116-111 (2-2)