Los Angeles Lakers ka pësuar humbjen e dytë radhazi në NBA, teksa është mposhtur nga New York Knicks me pesë pikë diferencë, 119-124.
Ka qenë një ndeshje e barabartë dhe me një fund dramatik, ku Knicks arritën të shkaktonin befasi duke marrë fitoren në transfertë.
Jalen Brunson ishte ai që shkëlqeu për miqtë me 29 pikë, ndërsa Julius Randle shtoi edhe 27 të tjerë dhe 14 kërcime. Te skuadra vendase ishte Anthony Davis më efikasi me 32 pikë dhe 14 kërcime. LeBron James arriti shifrën triple double me 25 pikë, 11 kërcime e 11 asistime, por që në fund nuk mjaftuan që skuadra e tij të fitonte.
Nga ana tjetër, Clippers ka marrë fitoren e tetë radhazi, pasi kanë triumfuar në transfertë ndaj Indiana Pacers me shifrat 127-151.
James Harden ishte fantastik me 35 pikë e nëntë asistime, ndërsa Leonard me 28 pikë dhe Paul George me 27 të tjerë, lojtarë të cilët dhanë kontributin maksimal për fitoren e Clippers./h.ll/abcnews.al