Ndjekja e gjatë ka përfunduar. Denver merr kryesimin e Konferencës së Perëndimit falë ecurisë së shkëlqyer me 10 fitore në 11 ndeshjet e fundit. Kampionët në fuqi të NBA triumfuan në transfertën e Majemit me rezultatin 88-100, duke kapërcyer të gjithë rivalët në klasifikimin e konferencës perëndimore.
Me dy shifra dopjo, por larg paraqitjeve të tij më të mira Nikola Jokiç. Vetëm 12 pikë dhe 14 topa të kapur në tabelë për basketbollistin serb. Ishte Porter ai që bëri diferencën për Naxhets, si shënuesi më i mirë i ndeshjes me 25 pikë.
Me këtë fitore që plotësoi ecurinë rekord, Denver kanë konfirmuar se nuk kanë ndërmend të dorëzojnë lehtë titullin kampion.
Sfidat e mbrëmjes së fundit në NBA sollën edhe lëvizje të tjera të rëndësishme në renditjen e Konferencës së Perëndimit.
Dallas mundi në transfertë Golden Steit me shifrat 109-99, duke u ngjitur në vendin e tetë, I fundit që jep biletën për në fazën e plej-of. Luka Donçiç shënoi 21 pikë, përpara se të linte parketin për një problem muskular në fraksionin e katërt të ndeshjes. Pa Stefën Kerri, Uorriors nuk arritën të eviojnë humbjen në shtëpi, që I largon nga zona e plej-of.
I njëjti diskutim edhe për Los Anxheles Lejkërs, që zbresin në vendin e nëntë në Perëndim.
Skuadra kaliforniane u mund në fushën e Sakramento me rezultatin 120-107.
Kings dominuan falë lojës së skuadrës, megjithëse diferencën e bëri Barns me 23 pikë të shënuara.