NBA ka një mbret të ri për “triple-double”, Westbrook thyen rekordin 47 vjeçar

schedule17:18 - 11 Maj, 2021

schedule 17:18 - 11 Maj, 2021

Arritja e madhe qëndronte në këmbë që nga viti 1974 dhe mendohej se nuk do të mbërrihej kurrë. Gjithsesi, rekordet janë për t’u thyer dhe kështu ndodhi edhe me këtë të triple-double në NBA, që tani ka një “pronar” të ri.

Oscar Robertson mbante “shiritin” me 181 të tillë në karrierë, ndërsa Russell Westbrook arriti në 182 në ndeshjen e Washington në fushën e Atlantas.

Spektakël i madh, pavarësisht humbjes në fund 124-125 dhe një provë se 32-vjeçari është padyshim një nga basketbollistët më të mëdhenj në histori dhe se mbetet në formë të jashtëzakonshme pavarësisht kalimit të viteve.

 

Ai shënoi 28 pikë, 13 topa në tabela dhe plot 21 asiste, ndërsa është në sezonin e 13-të në basketbollin amerikan. Me këtë ritëm, ai do të jetë shpejt mbi 200 triple-double, madje shumë më tepër se kaq, pasi vetëm këtë edicion ka realizuar 36.

Padyshim, Westbrook është ndihmuar nga dy faktorë, së pari që loja në NBA është bërë më e shpejtë, dhe çdo aksion ka nevojë për më pak kohë dhe së dyti sepse ai pati një koordinatë për të mbërritur rekordin e madh të Oscar Robertson.

Ai po realizon sezonin e katërt në karrierë me mesatare triple-double, diçka që nuk e ka bërë askush, pasi Robertson ishte i vetmi që kishte arritur një sezon të vetëm. Rekordmeni i ri ka mesatare prej 22 pikësh, 11.5 asistesh dhe 11.6 topash në tabelë për ndeshje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!