Golden State vonon, por gjithsesi arrin të sigurojë një biletë për në gjysmëfinalet e NBA. Kampionët në fuqi të basketbollit amerikan mundën në ndeshjen e shtatë 120-100 Sacramenton, duke mbyllur serinë e play-off me rezultatin e përgjithshëm 4-3.
Në një mbrëmje të shkëlqyer, Stephen Curry ndihmoi Warriors me 50 pikë, 8 topa të kapur në tabelë dhe 6 asist për shokët e skuadrës. Një punë të shkëlqyer në mbrojtje bëri edhe Looney, që kapi 21 topa në tabelë për të mbyllur ndeshjen me dy shifra dopjo edhe me 11 pikë të realizuara.
Në gjysmëfinalet e Konferencës së Perëndimit, Golden State do të përballet me Los Angeles Lakers të LeBron James.
Ndërkohë, në mbrëmjen e fundit kanë nisur gjysmëfinalet në Konferencën e Lindjes.
Miami ka marrë kryesimin 1-0 në serinë kundër New York Knicks, duke fituar sfidën e parë me rezultatin 101-108.
Vazhdon të shkëlqejë Jimmy Buttler, protagonist absolut në triumfin në transfertë të Hits, duke shënuar 25 pikë dhe kapur 11 topa në tabelë për dy shifrat e tij dopjo.
Me këtë fitore Miami merr kryesimin e serisë dhe rrit kuotat e tij për një vend në finalet e Konferencës së Lindjes./ h.ll/abcnews.al