NBA: Golden State dhe NY Knicks fitojnë ndaj Lakers dhe Miami

schedule11:48 - 11 Maj, 2023

schedule 11:48 - 11 Maj, 2023

Golden State dhe New York Knicks rihapin garën në gjysmëfinalet e NBA.

Kampionët në fuqi të basketbollit amerikan fituan 121-106 sfidën e pestë kundër Los Angeles Lakers, duke ngushtuar në 3-2 rezultatin e serisë.

Edhe një herë, heroi i Warriors ishte Stephen Curry. Ylli i Golden State bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyer, duke mbyllur ndeshjen me 28 pikë dhe 8 asist. Nuk zhgënjyen as Wiggins me 25 pikë dhe Draymond Green me dy shifra dopjo, 20 pikë dhe 10 topa të kapur në tabelë.

Nga ana tjetër, me 25 pikë, 9 topa në tabelë dhe 3 asist, LeBron James nuk arriti të evitojë disfatën e Lakers, që në fund të ndeshjes kaluan edhe moment frike pas goditjes së fortë që mori Anthony Davis, i detyruar të lerë parketin me karrige me rrota. Por asgjë serioze për qendrën e skuadrës kaliforniane, gati për ndeshjen e gjashtë.

Një fitore të rëndësishme që e mban në lojë siguroi edhe New York Knicks, që kaluan Miami 112-103 për të ngushtuar në 3-2 serinë e përgjithshme. Me 38 pikë të realizuara protagonist absolut në fitoren e njujorkezëve ishte Jalen Brunson, që gjithashtu iu afruar tre shifrave dopjo me 9 topa në tabelë dhe 7 asist.

Në një mbrëmje të keqe ishte Jimmy Buttler, pasi ylli i Miami realizoi vetëm 12 gjuatje, duke e mbyllur ndeshjen me 19 pikë.

Në ndeshjen e gjashtë gjysmëfinale, Miami kthehet të luajë në fushën e tij për të pretenduar “match point” që do ta dërgonte në finalen e Konferencës./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!