NBA | Giannis nuk mjafton, Dallas befason dhe mposht Milwaukee!

schedule16:18 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 16:18 - 17 Dhjetor, 2019

Dallas mundi papritur Milwaukee në ndeshjet e fundit të basketbollit amerikan. Skuadra mike fitoi pavarësisht se ylli i vendasve, Antetokumbo bëri një paraqitje të madhe. Shkëlqeu si zakonisht, madje edhe më shumë, por as kjo nuk mjaftoi.

Giannis Antetokumbo ishte lojtari më i mirë I mbrëmjes në NBA, duke shënuar 48 pikë për Milwaukee, veçse duke mos e shmangur dot humbjen ndaj Dallasit. Nuk bëri punë fakti se ndeshja u luajt në shtëpi, as që miqtë ishin pa yllin kryesor, Luka Doncicin e dëmtuar.

Basketbolli është lojë kolektive, dhe një lojtar i vetëm sado i shkëlqyer, nuk e mposht dot një skuadër. Nëse Giannis luajti në mënyrë të madhërishme, duke shënuar 48 pikë e kapur 14 topa në tabela, Dallasi pati shumë basketbollistë që luftuan fort.

Më i miri? Letonezi Kristaps Porzingis me 26 pikë, 12 topa në tabela, 4 asiste e dy bllokime gjuajtjesh. Krah tij edhe Seth Curry me 26 pikë, Finey-Smith me 15, Branson me 13 pikë dhe 11 asiste, Right po me 13 pikë dhe Kleber me 10 pikë e 7 topa në tabelë.

Për Milwaukee vetëm Corver, Iljasova dhe Hill u përpoqën të ndihmonin kapitenin Giannis. Në fund, miqtë ia dolën 120-116, duke mbajtur vendin e tretë në Konferencën Perëndimore (West Conference).

Për vendasit mori fund seria prej 18 fitoresh radhazi, e dyta më e gjatë në historinë e klubit pas asaj të arritur në 1971, kur u shpallën kampionë në NBA. Gjithsesi, sezoni duket i jashtëzakonshëm dhe Giannis Antetokumbo pritet t’i udhëheqë shokët drejt objektivit kryesor, titullit në NBA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!