NBA/ Giannis fiton “Derbin e Ballkanit”, Antetokounmpo shkëlqen me Bucks, “dorëzohet” Jokic

schedule17:36 - 13 Shkurt, 2024

schedule 17:36 - 13 Shkurt, 2024

Një ndeshje, por dy sfida brenda saj. Në fund të dyja të fituara nga të zotët e shtëpisë. Milwaukee  triumfoi 112-95 ndaj Denver, ndërsa “Përbindëshi Grek”, Giannis Atentokoumpo mundi “shtatlartin” serb, Nikola Jokiç në përballjen direkte dhe të fortë për trofeun e “MVP” që do të jepet në fund të këtij sezoni në basketbollin amerikan.

“Buck”-sat dominuan që në fillim dhe kjo falë basketbollistit grek, me “Greek Freak”, që bëri një tjetër paraqitje spektakolare të kuorëzuar me dy shifra dopjo, teka “Ylli” i Milwaukee arriti të ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 36 pikë dhe në të njëjtën kohë i pakapshëm poshtë tabelave me 18 kapje në tabelë.

Nuk ishte poshtë në nivel paraqitja e Jokic, por serbi nuk kishte mbështetjen e Nuggets. Serbi iu afrua tre shifrave dopjo me 29 pikë, 12 topa të kapur në tabelë dhe 8 asist, por kaq nuk mjaftuan për të prishur mbrëmjen e madhe të Buck dhe greko-nigerianit, Giannis Atentokoumpo.

Mirëpo, nuk janë vetëm këta të dy, teksa një tjetër “yll” nga Ballkani vazhdon të shkëlqejë në këtë sezon të NBA. Bëhet fjalë për sllovenin, Luka Doncic, i cili ishte protagonist i një tjetër paraqitje spektakolare në fitoren e Dallas ndaj Washington me rezultatin 112-104, me 24-vjeçarin, i cili arrit të mbyllë ndeshjen e tij të madhe me tre shifra dopjo, 26 pikë, 15 asist dhe 11 topa të kapur në tabelë, duke ndihmuar Mavericks të festojnë fitoren e pestë radhazi. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!