NBA franceze për krishtlindje/ “Ylli” Wembanyama shkëlqen në mbrëmjen e festës

schedule17:16 - 26 Dhjetor, 2024

schedule 17:16 - 26 Dhjetor, 2024

Projektohet për të udhëhequr ekipin drejt titullit.

San Antonio dhe trajneri Greg Popoviç e dinë se çfarë do të thotë që të fitosh ligën amerikane të basketbollit, ndërsa këtë po e mëson dalë nga dalë edhe një yll I ri francez, si Viktor Uembanijama.

Gjigandi, me trup tepër elegant, ishte protagonisti I mbrëmjes së Krishtlindjeve pasi shënoi 42 pikë dhe kapi 18 topa në tabela, në sfidën në fushën e Nju Jorkut.

Në Arenën mitike “Medison Skuer Garden”, Uembi shtoi edhe 4 asistë dhe 4 bllokime gjuajtjesh, si dhe një vjedhje topi.

E gjitha kjo në 40 minuta që ai qendroi në parket.

Në ndeshjen debutuese në Krishtlindje vetëm dy legjenda janë më lart sesa ai në historinë e NBA-së, Uilt Çembërlen që ka shënuar 45 pikë dhe Trejsi Mekgredi me 43.

Në total, vetëm 4 lojtarë ia kanë dalë të shënojnë të paktën 50 pikë në Krishtlindje, Luka Donçiç, Uilt Çembërlen, Bernard King dhe Rik Berri.

Pavarësisht klasit të Uembanijamës, San Antonio u mund në Nju Jork me shifrat 114-117, dhe për ekipin vendas shkëlqeu Mikal Brixhs me 41 pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!