Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

NBA “flet” turqisht/ Alperen shkëlqen për “Raketat” në triumfin në Indiana

schedule13:06 - 3 Shkurt, 2026

schedule 13:06 - 3 Shkurt, 2026

Nga Europa nuk janë vetëm emrat që tashmë i dimë.

Në NBA nuk shkëlqejnë thjesht një Luka Doncic, Nikola Jokic, Viktor Uembanijama apo Janis Adetokumbo.

Kësaj katërsheje të madhe po I bashkohet dalë nga dalë një ylli ardhur nga Turqia, një vend jo edhe aq i dalluar për sportin e basketbollit.



Alperen Shengyn, ashtu siç e tregoi në Kampionatin Europian, ka arritur një nivel për të qenë ndër më të mirët në parketet e Arenave amerikane, dhe ja ku u tregua përcaktues në sfidën që Hjustoni e luajti në Indiana.

Skuadra e mbiquajtur “Raketat” triumfoi ndaj Pejsërsave vendas 118-114, dhe Alperen ishte numri 1.

Ai shënoi 39 pikë, kapi 16 topa në tabela dhe shërbeu 5 asistë.

Nuk është ende një mjeshtër për tripëll dabëll, por ka kohë që të bëhet I tillë.

E vërtetë që Xhabari Smith dhe Amin Tompson e ndihmuan, por u desh kontributi I tij që të arrihej suksesi jashtë fushe.

Falë nivelit të Alperenit, skuadra nga Teksasi është pretendente për titull këtë sezon në NBA, duke mbajtur vendin e katërt në Perëndim, vetëm një fitore prapa San Antonios që është e dyta.

Shengyn është në standarde të larta me mesataren për ndeshje mbi 21 pikë, gati 10 topa në tabela dhe mbi 6 asistë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!