NBA duhet të presë ende për të mësuar finalistët e dytë të këtij sezoni.
Boston rigjen forcën për të reaguar dhe pas humbjeve në tre ndeshjet e para të finaleve në Konferencën e Lindjes ngushton 3-1 serinë, duke mundur 116-99 Majemin.
Nuk mund të thuhet se Sëlltiks kanë rihapur garën, por gjithsesi janë kthyer në lojë falë yllit të tyre Xhejzon Tatum. Ky i fundit vendosi firmën e tij në triumfin e rekordmenëve të basketbollit amerikan falë dy shifrave dopjo, 33 pikë dhe 11 topa të kapur në tabelë. Një pjesë e meritës në këtë sukses shkoi edhe për lojën e skuadrës, pasi edhe pesë basketbollistë të tjerë të Boston e mbyllën ndeshjen me më shumë se 10 pikë.
Nga ana tjetër, Majemi nuk arriti të vulosë biletën për në finalet e NBA edhe pse Xhimi Batler bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyer. Ylli i Hits realizoi 29 pikë, ndrësa gjithashtu kapi 9 topa në tabelë. Por Batler nuk kishte ndihmën e shokëve të skuadrës, pas Vinsent shënoi 17 pikë, ndërsa Adebajo vetëm 10 të tilla.
Për momentin, Majemi nuk ndërlikon misionin e tij dhe I duhet vetëm një fitore për t’iu bashkuar Denver në finalet e sezonit./ h.ll/abcnews.al