NBA, fitojnë favoritët/ Oklahoma City dhe Cleveland thellojnë dominimin në Konferenca

schedule12:51 - 6 Janar, 2025

schedule 12:51 - 6 Janar, 2025

NBA nuk zhgënjen asnjëherë, aq më tepër kur në program ka sfida direkte si në mbrëmjen e fundit.

Pëballja e madhe mes Oklahoma City dhe Boston Celtics I shpërbleu të gjitha parashikimet, sa i përket lojës, spektaklit dhe talentit, ndrësa gjithashtu rezrevoi një finale shumë emocionuese.

Thandërs triumfuan me rëzultatin 105-92, falë përmbysjes në periodën e fundit.

Boston dominoi në pjesën e parë, madje arriti të thellojë diferencën në dhjetë pikë.

Por kampionët në fuqi të NBA, panë t’iu ikte fitorja nga duart vetëm në fund kur u përballën me reagimin e fortë të rivalëve.

Shei Xhilxhous Aleksandër ishte edhe një herë njeriu I triumfit për Oklahoma City, duke mbyllur paraqitjen e tij të shkëlqyer me dy shifra dopjo 33 pikë dhe 11 topa të kapur në tabelë.

Nga ana tjetër, Xhejzon Tëtëm me 26 pikë e 10 ribaund dhe Xhejlën Braun me 21 pikë, nuk arritën të evitojnë humbjen e Sëlltiks. Për Oklahoma, kjo ishte fitorja e 15 radhazi, ndërsa Thandër mbajnë me meritë vendin e parë në Konferencën e Perëndimit.

Ndërkohë, në Lindje, Klivlend ka vijuar dominimin e tij me një tjetër fitore.

Kavaliers kaluan Shalot me 10 pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 115-105.

Darius Garland shënoi 25 pikë në suksesin e skuadrës nga Ohajo që thellon kryesimin në Lindje, duke konfirmuar veten mes favoritëve edhe në garën për titullin kampion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!