NBA/ Favoritët nuk zhgënjejnë, fitojnë Boston e Oklahoma, shkëlqejnë Doncic e Jokic

schedule12:16 - 23 Shkurt, 2024

schedule 12:16 - 23 Shkurt, 2024

Pas “All Star Game”, NBA është kthyer sërish në parketet e basketbollit amerikan me një mbrëmje të pasur me sfida dhe spektakël. Pushimi nuk ka dëmtuar favoritët e dy konferencave, që vazhduan sezonin aty ku e ndërprenë javën e shkuar.

Boston vijoi serinë rekord, duke “blinduar” vendin e parë në Konferencën e Lindje, pas fitores bindëse 112-129 në transfertën kundër Chicago Bulls. Derrick Ëhite ishte shënuesi më i mirë për Celtics me 28 pikë, por nuk qëndroi në hije as Jayson Tatum, me 25 pikë të tjera në suksesin e skuadrës së tij.

Nuk zhgënjen as Oklahoma, që fitoi sfidën direkte për vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. “Thunders” mundën Los Angeles Clippers me rezultatin 129-107 falë një tjetër paraqitje të shkëlqyer të Shai Gilgeous-Alexander me 31 pikë dhe 8 asist. Me këtë fitore, Oklahoma shton presionin ndaj Minesota, që vazhdon të mbajë vendin e parë në Perëndim.

Megjithëse nuk lanë shenjë në mbrëmjen e “All Star”, dy “yjet” ballkanas të NBA, Luka Doncic dhe Nikola Jokic u kthyen te paraqitjet spektakolare me skuadrat e tyre në sezonin e rregullt. Basketbollisti slloven ndihmoi Dallas në fitoren 123-113 kundër Phoenix Suns, me Doncic, që iu afrua tre shifrave dopjo me 41 pikë, 11 asist dhe 9 topa të kapur në tabelë.

Mirëpo, atë çka nuk e bëri slloveni e bën “shtatlarti” serb, me “yllin” e Denver Nuggets, Nikola Jokiç, që udhëhoqi suksesin e skuadrës së tij, 130-110 kundër Washington Wizards., me basketbollistni serb, që arriti të kapë tre shifra dopio, me 21 pikë, kapi 19 topa në tabelë dhe dha 15 asist për shokët e skuadrës. /i.m /abcnews.al