NBA/ Favoritët nuk zhgënjejnë, Boston dhe Oklahoma vijojnë serinë e fitoreve

schedule18:10 - 26 Nëntor, 2024

schedule 18:10 - 26 Nëntor, 2024

Nga Lindja në Perëndim, mbrëmja e fundit e NBA dha të tjera konfirmime për ata që shihen si pretendëntë kryesorë për titullin kampion.

Boston nuk ndalet, duke i dhënë një tjetër sinjal rivalëve se nuk kanë nbdërment të dorëzojnë me lehtësi trofeun.

Në rrugën e Celtics u rrëzuan edhe Los Angeles Clippers. Jayson Tatum dhe shokët e tij dominuan sidomos në gjysmën e dytë të sfidës, duke e mbyllur atë me 32 pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 126-94.

Vendasit shkëlqyen falë lojës së skuadrës, pasi gjashtë basketbollistë e mbyllën ndeshen me dy shifra në tabelën e pikëshënuesëve.

Nga ana tjetër, ashtu si për të gjithë Clippers, një natë të keqe kaloi James Harden, që shënoi vetëm 19 pikë.

Me këtë fitore, Boston afrohet me vendin e parë në Konferencën e Lindjes, duke shtuar presionin te kryesuesit e Cleveland.

Ndërkohë, në Perëndim ka një dominues të vetëm. Oklahoma siguroi një tjetër fitore të madhe, duie mundur Sacramento me rezultatin e thellë 109-130.

Edhe një herë, protagonist absolute Shai Gilgeous-Alexander. Basketbollisti kanadez shënoi 37 pikë dhe dha 11 asist për skuadrën e tij. Më paraqitjet e këtij sezoni, ai jo vetëm që po mban Oklahoma në garën e favoritëve, por po rrit ndjeshëm kuotat edhe në një tjetër sfidë, atë për titullin si “MVP” I sezonit në NBA. /abcnews.al