NBA/ Embiid “bën ligjin”, “ylli” i Philadelphia fiton sfidën direket me Jokic, shënon 41 pikë

schedule16:56 - 17 Janar, 2024

schedule 16:56 - 17 Janar, 2024

Një ndeshje dhe dy sfida direkte brenda saj. Të dyja u fituan nga të zotët e shtëpisë. Philadelphia mundi kampionët në fuqi të Denver, ndërsa Joel Embiid triumfoi ndaj Nikola Jokic në garën për trofeun e “MVP”, si “Lojtari më i Mirë” i sezonit në NBA.

Vendasit e “76ers” imponuan difgerencën prej pesë pikësh në rezultatin e përgjithshëm 126-121. Merita sigurisht shkon për Joel Embiid, autor i një paraqitje spektakolare me 41 pikë, 10 asist dhe 7 topa të kapur në tabelë. Pas kësaj ndeshjeje, basketbollisti me origjinë nga Kameruni thellon distancën në garën personale me Nikola Jokic.

Për serbin dy shifra dopjo në këtë ndeshje me 25 pikë dhe 19 topa në tabelë, por kaq nuk mjaftoi për Nuggets, që mbeten në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit, mirëpo jo vetëm Denver, pasi në mbërmjen e fundit të NBA ranë edhe dy favoritë të tjerë.

Oklahoma ndali serinë pozitive në transfertën e Los Anxheles, kundër vendasve të Clippers. Vendasit fituan me rezultatin 128-117, ndërsa njeriu i triumfit ishte Paul George, i kthyer në kohët e tij të arta. Për “yllin” e Clippers 38 pikë, ndërsa Kwahi Leonard dhe James Harden u mjaftuan duke bërë një lojë të vërtetë skuadre.

Edhe Sacramento u dorëzua në fushën e Phoenix, në një sfidë të vendosur vetëm në sekondat e fundit me shifrat 119-117. Suns triumfuan falë 27 pikëve të Kevin Durant dhe dy shifrave dopjo të Devin Booker me 16 pikë dhe 11 asist. Për Sacramento, nuk kishte vlerë një tjetër ndeshje e madhe e Sabonis, me tre shifra dopjo 21 pikë, 11 asist dhe 12 topa të kapur në tabelë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!