Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

NBA, dueli Alperen-Jokic/ Dy yjet europianë sfiduan njëri-tjetrin në kampionatin amerikan

schedule13:08 - 16 Dhjetor, 2025

schedule 13:08 - 16 Dhjetor, 2025

E kemi thënë se ata që kanë kapërcyer Atlantikun po bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm.

Në listën e europianëve të mëdhenj duhet të shtojmë edhe një yll nga Turqia, Alperen Shengyn, që jo më kot është nënkampion I Europës.

Alperen pati një duel të madh me Nikola Jokiçin, në ndeshjen e basketbollit amerikan mes Denverit dhe Hjustonit, përballje që u vendos vetëm pas kohës shtesë.

Dy europianët, që mund të quhen deri diku edhe dy ballkanas, për pozicionin gjeografik të vecantë të Turqisë, dhanë kontributin kryesor, ndërsa Denver e mbrojti fushën e tij duke fituar 128-125.

Jokiç shënoi 39 pikë, shtoi 15 topa në tabela e 10 asistë, duke realizuar tripëll dabëllin e 175-të në karrierë.

Niveli I tij ishte I jashtëzakonshëm, por edhe Alperen nuk mbeti aq prapa.

Turku u përgjigj gjithashtu në tripëll dabëll, me 33 pikë, 10 topa në tabela e 10 asistë, duke konfirmuar statusin si më I miri tek Hjustoni, dhe ndër më të mirët e ligës.

Yjet kryesorë europianë në NBA janë Jokic, Doncic, Adetokumbo dhe tani Alperen Shengyn, ndonëse ka edhe të tjerë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!