NBA/ Doncic shënon 73 pikë, “ylli” slloven vendos rekordin e karrierës dhe të ekipit

schedule21:56 - 27 Janar, 2024

schedule 21:56 - 27 Janar, 2024

Trajnerit të tij iu bë një pyetje dhe përgjigja ishte e mrekullueshme. Tekniku i Dallas, Jason Kidd, u ngacmua se mos pikët e shumta të shënuara nga Luka Doncic po i prishnin taktikat e ndeshjeve, por ai tha se “Doncic është taktika ime”.

Këto fjalë nuk mund të ishin më shumë kuptimplotë sesa tani pasi “ylli” nga Sllovenia shkatërroi disa rekorde duke shënuar 73 pikë në një sfidë të vetme. Doncic arriti maksimumin e karrierës, vendosi rekordin në historinë e klubit dhe po ashtu rekordin e pikëve këtë sezon.

Me 73 pikë ndaj Atlanta-s, kapiteni e ekipit nga Teksasi, u bë i katërti shënues më i mirë në historinë e NBA-së, madje vetëm dy lojtarë mbeten mbi të.

Këta janë legjendat Wilt Chamberlain me 100 pikë dhe Kobe Bryant me 81 të tilla. Michael Jordan, LeBron James, Larry Bird

Majkëll Xhordan, Lebron Xhejms, Lerri Bërd apo Kareem Abdul-Jabbar tashmë janë lënë prapa.

Rekordi i mëparshëm personal i tij ishte 60 pikë. Shpërthimi i Luka vjen vetëm tre ditë pasi Joel Embiid shënoi 70 pikë për skuadrën e Philadelphia. Paraqitja e jashtëzakonshme e 24-vjeçarit ishte vendimtare për Dallas që triumfoi 148-143 jashtë fushe, në një ndeshje që pavarësisht pikëve të shumta të shënuara, nuk pati kohë shtesë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!