Nuk dihet nëse do të jenë gjithmonë në këtë formë. Kur njëri nga yjet është 41 vjeç rreziku është I madh që të ketë hapa falsë, por gjithsesi mbrëmja e fundit në NBA ishte e mrekullueshme.
Luka Doncic dhe Lebron Xhejms ishin protagonistë të mëdhenj dhe Lejkërsat arritën fitoren e radhës, 128-121 ndaj Memfisit. Kampioni nga Sllovenia shënoi 34 pikë, ndonëse gjysmat I pati nga vija e gjuajtjeve të lira, ndërsa “Mbreti” I basketbollit shtoi 31 pikë.
Lebron vendosi një rekord pasi u bë I pari lojtar në NBA mbi 40 vjeç që shënon mbi 30 pikë në një ndeshje. Doncic shtoi 8 asistë dhe 6 topa në tabela, ndërsa veterani pati 9 topa në tabela e 6 asistë. Dueli ishte i fortë në Kaliforni, edhe pse Memfisit I mungonin 6 lojtarë të rëndësishëm.
Miqtë ishin afër deri në periudhën e katërt, kur falë dyshes së madhe, Lejkërsat patën rezultatin e pjesshëm 12-2. Liqenasit padyshim që e pretendojnë titullin këtë vit, edhe pse konkurrenca do të jetë e ashpër.
Kanë 21 fitore e 11 humbe në Perëndim, pranë San Antonios e Hjustonit, dhe baraz me Denverin. Oklahoma kampione në fuqi mbetet larg, por Doncic është shënuesi më I mirë I edicionit të rregullt, pra mund ta ndihmojë skuadrën të bëjë mrekullinë. / abcnews.al /


