Ndeshja e parë e madhe dhe direkte në Konferencën e Perëndimit shkon për Denver. Kampionët në fuqi të NBA I treguan edhe një herë rivalëve se nuk kanë ndërmend të dorëzojnë lehtë titullin, duke mundur Golden Steit me tre pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 108-105.
Në një ndeshje të ekuilibruar, Nikola Jokiç fitoi edhe sfidën e yjeve me Stefën Kerri.
Dy shifra dopjo për basketbollistin serb me 32 pikë dhe 13 topa në tabelë. Nga ana tjetër, kapiteni i Uorriors realizoi 23 pikë, të pamjaftueshme për të evituar disfatën e skuadrës së tij. Me këtë fitore, Naxhets forcojnë pozitat e tyre në krye të Konferencës së Pernëdimit.
Në mbrëmjen e fundit të NBA ka ndryshuar edhe hierarkia në Konferencën e Lindjes, me Boston që i le kryesimin Filadelfias, në një tjetër sfidë direkte.
Siksërs triumfuan 106-103, falë të zakonshmit Zhoel Embid me 27 pikë dhe 10 ribaund. Nuk kishte shënjestrën e duhur ylli I Sëlltiks, Xhejzon Tatum me vetëm 16 pikë, por gjithsesi i pakalueshëm poshte tabelës me 15 ribaund. Filadelfia ngjitet në krye të renditjes në Lindje, duke lënë poshte Boston dhe Miluokin.
Ky i fundit fitoi sfidën e tij ndaj Detroit me rezultatin 120-118. Atentokoumpo shënoi 15 pikë dhe kapi 9 topa në tabelë, përpara se të përjashtohej, ndërsa njeriu i triumfit për Baks ishte Damien Lilard si shënuesi më i mirë i ndeshjes me 34 pikë.
Një mbrëmje të errët kaluan Lejkërs, që u dorëzuan në transfertën e Teksas kundër Hjuston me rezultatin e thellë128-94. Larg formës së tij LeBron Xhejms me vetëm 18 pikë të shënuara, ndërsa heroi i Rokets ishte Xhalen Grin, që realizoi 28 pikë në suksesin e skuadrës së tij./ h.ll/abcnews.al