Ekipi i Dallas Mavericks u shpall sot kampion i Konferencës së Perëndimit në NBA.
Skuadra teksane fitoi 124-103 ndaj Minnesota në ndeshjen e pestë finale, duke fituar 4-1 me takime dhe fituar trofeun. Basketbollisti Luka Doncic u shpall MVP i finaleve në Perëndim.
Në finalet play off për titullin kampion në NBA, ekipi i Dallas do të përballet me Boston Celtics, kampion në Lindje. Skuadra e Boston mundi Indiana.
Ndeshja e sotme edhe pse u luajt në fushën e Minnesota, në përgjithësi u komandua nga miqtë, që këtë herë nuk toleruan. Luka Doncic dhe Kyrie Irving realizuan nga 36 pikë secili, një dyshe që kuptohen mjaft mirë në fushë.
Të vetëm ata mundën ekipin e Minnesota, ku Edwards dhe Towns realizuan nga 28 pikë secili, por që s’mjaftuan për të fituar.
Finalja e parë play off do të luhet më 6 qershor në fushën e Boston, që ka renditjen më të mirë në sezonin e rregullt./ h.ll/abcnews.al