Boston nuk ndalet në këtë sezon të NBA. Celtics fitojnë, thellojnë rekordin dhe diferencën në krye të Konferencës së Lindjes, ndërsa në të njëjtën kohë jep një tjetër shfaqe të forcës për të gjithë rivalët. “Viktima” e radhës në “TD Garden” ishte Atlanta, që u dorëzua me tetë pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 125-117.
Me 20 pikë, Jayson Tatum ishte larg paraqitjeve të zakonshme, por për suksesin e Boston mendoi Kristaps Porizingis, në rolin e realizuesit më të mirë të ndeshjes me 31 pikë. Me këtë fitore, Celtics forcojnë pozitat e tyre në vendin e parë në Lindje, duke mbajtur në distancë sigurie ndjekësit e Cleveland.
Cavaliers ruajtën ritmin, duke fituar në transfrertën e Uashingtonit me rezultatin 106-114. Donovan Mitchell zhvilloi një ndeshje spektakolare, duke shënuar 40 pikë në fitoren e ClevelandP, që I shton një tjetër sukses ecurisë pozitive.
Krejt i ndryshëm është diskutimi për Philadelphia 76ers. Pa Joel Embiid që vazhdon rikuperimin, “Sixers” pësuan një tjetër humbje në shtëpi, duke u dorëzuar përballë Golden State me rezultatin 104-127. Një ndeshje modeste për Stephen Curry, që shënoi vetëm 9 pikë. Por, për triumfin e Warriors mendoi Andrew Wiggins me dy shifra dopjo, 21 pikë dhe 10 topa të kapur në tabelë. /i.m /abcnews.al