NBA/ Boston Celtics fiton edhe ndeshjen e dytë finale ndaj Indiana Pacers

schedule10:06 - 24 Maj, 2024

schedule 10:06 - 24 Maj, 2024

Boston Celtics mposhtën bindshëm Indiana Pacerc me rezultatin 126:110 në ndeshjen e dytë të finaleve të Konferencës Lindore dhe kaluan në epërsi 2:0.

Pas pjesës së parë, Celtics kryesuan me gjashtë pikë, ishte 57:51, të cilën e rritën më pas dhe e fituan me rezultat 126:110 ndeshjen e zhvilluar ‘TD Garden’.

Jaylen Brown i udhëhoqi ata drejt fitores me 40 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime, ndërsa Jayson Tatum dhe Derrick White shtuan nga 23 pikë secili. Tatum shtoi gjashtë kërcime dhe pesë asistime, ndërsa White gjashtë asistime dhe katër kërcime.

Jrue Holiday e përfundoi ndeshjen me 15 pikë, dhjetë asistime dhe tre kërcime, ndërsa Payton Pritchard shtoi 12 pikë, me nga dy kërcime dhe asistime secili.

Te Indiana, Pascal Siakam ishte më i miri me 28 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime, dhe Andrew Nembhard shtoi 16 pikë me pesë asistime dhe dy kërcime.

Obi Toppin e mbylli ndeshjen me 11 pikë dhe tre kërcime, ndërsa Tyrese Haliburton ishte dyshifror me dhjetë pikë, tetë asistime dhe katër kërcime.

Tani seria kalon në Indiana, ku Pacers do të përpiqen të barazojnë rezultatin në dy ndeshjet që do t’i luajnë para tifozëve vendas./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!