Nazarko zbulon qëllimin e vizitës së Reeker në Shqipëri: Si ra Basha në “grackën” e Yuri Kim

schedule22:45 - 1 Korrik, 2021

schedule 22:45 - 1 Korrik, 2021

Analisti Mentor Nazarko duke komentuar situatën në Partinë Demokratike deklaron se kryedemokrati Lulzim Basha është në një pozitë shumë të vështirë.

I ftuar në studion e “Log.” me Endri Xhafon, analisti thekson se një nga qëllimet kryesore të ardhjes së ndihmës sekretarit amerikan në Shqipëri Philip Reeker ishte kontekstualizimi i dialogut me Serbinë në rrafsh të politikës shqiptare, duke patur parasysh se administrata Biden njëjtë si ajo Trump ka synim paqësimin e Ballkanit.

Pesha e Shqipërisë që ka vijimësi me shqiptarë në çdo anë të kufirit, dhe bëhet anëtare e Këshillit të sigurimit është e posaçme. Ai ka sqaruar instrumentin e “non grata” dhe parë kështu ka trajtuar temën se çfarë do bëjë PD me Sali Berishën, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA“.

Sipas Nazarkos, Basha gjatë fushatës ra në “grackën” e ambasadores amerikane, pasi vazhdimisht ai i ka kërkuar që të ndikojë tek PS të largohet Tom Doshi me ndikim të fortë në Shkodër, sepse është në listën e zezë të SHBA dhe kjo e fundit e ka mbështetur, duke e ditur se çfarë do të ndodhte me Berishën.

Për rrjedhojë, thekson analisti, Basha është në një pozitë shumë të vështirë, sepse duhet të përballet me standartin që e ka kërkuar vetë.
Sipas Nazarkos, Berisha e ka vetë në dorë që në pjesën e fundit të karrierës së tij politike të bëjë “burrin pajtues dhe të urtë”. Ajo që doja të thoja ngjan si paradoks ne lidhje me historine politike të Berishes.

Po sikur ky burrështetas i madh që thotë ka bërë shumë për modernizimin e shtetit, afrimin me SHBA, të ishte pajtues midis palëve politike; të bënte burrin e urtë unë besoj se nuk do ishte te kjo listë ose do dilte nga ajo. Pse nuk e bën? Unë këtë nuk e di.

Në 1998, Meta dhe Majko, dy politikanë të rinj e nxorën nga bojkoti pasi askush nuk e takonte prej udhëheqsve të mëdhenj botërore. Ata e nxorën. Sot, ai që është burrë i vjetër duhet ta bëjë këtë gjë.

Thotë se do vazhdoj luftën kundër korrupsionit, por mbi bazë të kujt provave? Rrëfenjave dixhitale? Berisha e ka në dorë vetë të shpëtojë PD dhe veten , pra që në këtë pjesë të fundit ta bëjë burrin pajtues. Do të dëshiroja ta shihja Berishën kështu,” u shpreh ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!