Nazarko: Minishengenit i mungon struktura, ende nuk ka financim nga ndërkombëtarët

schedule22:11 - 29 Korrik, 2021

schedule 22:11 - 29 Korrik, 2021

Analisti Mentor Nazarko mbrëmjen e kësaj të enjte në Log. në ABC me gazetarin Endri Xhafo ka folur në lidhje me nismën ballkanike të vendeve të rajonit.

Nazarko në fjalën e tij është shprehur se nisma për një bashkëpunim rajonal ka pas gjithmonë, dhe Ballkani i hapur është thjesht një nismë që ka ndjek këto iniciativa.

Sipas tij minishengeni ballkanik, është një iniciativë e hedhur para disa kohësh nga Sorros në Austri.

Për të kuptuar atë që ndodhi sot në Shkup duhet të kuptojmë etapat e bashkëpunimit mes vendeve ballkanike.  Iniciativa e shengenit ballkanik është hedhur në Austri nga Sorros, është çështje zgjerimi tregu. Ndërkohë që iniciativa që është shfaqur sot ishte një iniciative që në fillim të rrugës ju bashkëngjitën dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë nismë SHBA pa mundësinë që të mund të organizonin një tryeze ku do të diskutonte me vendet e rajonit për projektet për korridore rrugore, por të thellë në porte etj, rrugë që do ecnin ndryshe nga ato që ka Kina me Rusinë, ndaj dhe u përfshi në marrëveshjen e Ëashingtonit, por nuk është krijuar grupi që do e menaxhonte këtë strukturë ndaj dhe është ende pa kokën e madhe të ndërkombëtarëve.

Unë mendoj se Kosova jo vetëm për shkak të ardhjes në fuqi të Kurtit, por dhe partisë së LDK-së është parë me mëdyshje kjo gjë për shkak të fuqisë së ekonomisë së Serbisë që menaxho dhe ekonominë e Ballkanit. Serbia ka kompanitë më të mëdha që janë ndërtuar dhe projektuar për të gjithë Ballkanin dhe jo vetëm për Serbinë, dhe e vetmja mënyra për ta kontrolluar këtë duhet që të ulesh në Tavolinë, por Kosova dhe Mali i Zi nuk e ka pranuar pasi e shikojnë si afrimitet me lidershipin.

 Mekanizmi që propozon Kurti parashiko, sekretariat, Këshill, Gjykata samite dy herë në vit në Ballkan dhe samit çdo vit me BE. Por fakt është se problemet që ekzistojnë zgjidhen në tavolinë,” ka thënë ai./abcnews.al