Nazarko: Marrëveshja e 5 qershorit hoqi LSI-në, e kotë të presim ndryshime nga të njëjtët persona

schedule22:41 - 14 Tetor, 2021

schedule 22:41 - 14 Tetor, 2021

Analisti Shpëtim Nazarko  këtë të enjte i ftuar në Log. ka komentuar situatën politike dhe bashkëpunimet mes partive më të mëdha politike në vend.

Nazarko është shprehur se marrëveshja e 5 qershorit hoqi LSI-në dhe tashmë PS-ja dhe PD-ja bëjnë rregullat mes tyre.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e kotë që të presim ndryshime në reforma kur në krye të vendit janë të njëjtët persona për vite më radhë.

Të jap unë ty te vettingu e më ço te territorialja. Unë marrëveshjen e 5 qershorit e kam parë se dy partitë e mëdhenj hoqën LSI-në dhe tani do bëjnë rregullat për veten. Nuk mund esh që me vettingun të merresh me territoriale, partitë i qepen reformës territoriale për të ndarë veri jug. Dhe kur u bë reforma territoriale unë mendoj sesi duhet që të bashkohet një krahinë me një tjetër për pasurinë dhe ujin jo për shkak të partive. PD-ja ka pasur epërsi në veri dhe PS në ju e ndaj vijnë vërdallë kësaj. Të dy partitë mund të bëjnë një strategji kombëtare të zhvillimit të vendit përmes ekspertëve të huaj. Ne nuk bëjmë dot asnjë marrëveshje, edhe një tjetër marrëveshje që bëhet do të shqepet pas dy muajsh, pasi të njëjtët njerëz janë aty në krye. Nëse priten rezultate të ndryshme nga të njëjtët njerëz je i sëmurë. Më dhemb shumë reforma territoriale dhe për këtë duhet të pyesin të huajt”, është shprehur ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!