Nazarko: Kurti dhe Vuçiç po shfrytëzojnë konfliktin në veri të Kosovës

schedule11:48 - 27 Maj, 2023

schedule 11:48 - 27 Maj, 2023

Analisti Mentor Nazarko deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç po shfrytëzojnë konfliktin që po ndodh në veri të Kosovës, lidhur me konstituimin e 4 kryetarëve të rinj të komunave.

Në një intervistë për ABC News, Nazarko u shpreh se Kurti dëshiron që me veprimet e ndërmarra, të rrisë pikët në publik, ndërs Vuçiç kërkon të rrisë mbështetjen popullore.

Sipas Nazarkos, Vuçiçi kërkon vetëm incidente, pasi dëshiron të jetë konstruktiv përballë Perëndimit.

“Këto zhvillime në veri të Kosovës, janë duke ndodhur në kohën kur Vuçiçi është në kërkim të një konsensusi apo mbështetje të gjerë popullore, me gjasë duke provokuar edhe zgjedhje të reja. Vrasja e atyre të rinjve në incidentet shkollore, i ka nxjerrë njerëzit në rrugë dhe opozitën, ai po kërcënon me zgjedhje të parakohshme. Për këtë arsye, ai ka thirrur në Beograd një tubim. Në kohën kur ndodh ky tubim, janë duke u zhvilluar ngjarjet në veri. Këto ngjarje në veri, Vuçiçi do t’i përdorë, me shumë siguri, në funksion të forcimit të mbështetjes publike që ka në Serbi. Unë do t’i quaja zhvillime të kontrolluara.

Nëse Vuçiçi do të dëshironte që t’i bllokonte zhvillimin e zgjedhjeve, krijimin e organeve komunale në 4 komuna, do e bënte, e ka fuqinë ekonomike dhe të bandave kriminale. Por ai është duke provokuar vetëm indicente. Dëshiron të jetë konstruktiv përballë Perëdnimit. Destruktivi në këtë situatë, po paraqitet zoti Kurti”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!