Nazarko: Cilat janë dy çështjet kryesore që Olaf Scholz kërkon të zgjidh në Ballkan

schedule14:34 - 10 Qershor, 2022

schedule 14:34 - 10 Qershor, 2022

Analisti, Mentor Nazarko duke folur në “ABC Live” për vizitën e Kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Ballkan, u shpreh se janë dy çështje kryesore për të cilat ai interesohet.

E para është dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, ndërsa e dyta çelja e negociatave me BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas Nazarkos, kancelari Olaf Scholz  është i prirur që të flas me rezerva për nismën Ballkani i Hapur për shkak se ai do të mbështesë Procesin e Berlinit. Megjithatë Kryeministri Edi Rama deklaroi se nisma mes vendeve të Ballkanit është një pjesë e Procesit të Berlinit.

“Dialogu Serbi-Kosovë që ka ngelur. Dhe celja e negociatave. Ka veton Bullgare dhe ai po teston veten në këto dy drejtime. Në lidhje me Ballkanin e Hapur ai do mbrojë Procesin e Berlinit si një krijesë Gjermane. Ai sheh në mënyrë kritike iniciativa të tjera. Por Rama në Ohër Ballkanin e Hapur e njohu si një pjesë të Procesit të Berlinit. Nuk ka një traktat. Dhe nuk shoh asnjë arsye të vihet kundër publikisht kësaj. Kjo ka dyshime të tilla. Ka një rivalitet të pa shpallur mes Open Ballkan dhe Procesi i Berlinit. Open Ballkan, për dëshirën për tu dukur ka më shumë funksionalitet. Se prodhojnë mirëkuptim, ndërsa Procesi i Berlinit ka ngrirë.”tha Nazarko.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!