Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në ‘Balkan Update’, u shpreh se presidentja Osmani përdori një tribunë të tillë për të shprehur qëndrimin e Kosovës dhe pakënaqësinë e thellë me statusin ndërkombëtar kundër BE. Sipas tij, Brukseli nuk do ta përjashtojë Kosovën nga plani i rritjes.
“ Presidentja Osmani në emër të shtetit që përfaqëson u përpoq që në deklaratë të kishte dënime të qarta për sulmin apo aktin terrorist që u cilësua nga komisionerja e re atë që ndodhi në Banjskë apo në Ibër-Lepencë dhe një gjë e tillë nuk ndodhi.
Presidentja Osmani përdori një tribunë kaq të rëndësishme, një prani kaq të madhe, një samit ku nuk ishte vetëm Ballkani por edhe vendet fqinje si Italia, Greqia për të avancuar atë qëndrimin e Kosovës, pakënaqësinë e thellë me statusin e saj ndërkombëtar kundrejt BE.
Është e qartë që nuk mund të kemi përparim nga BE për sa kohë që Franca dhe Italia e kundërshtojnë konsensunin për t’i hequr masat. Duhet që Kosova të ndërmarrë veprime pro kushteve që janë vendosur si psh nënshtrimi i statusit të asociacionit që të kemi një kundërreagim nga Brukseli. BE nuk do e përjashtojë Kosovën nga plani i rritjes. “
Nazarko u ndal gjithashtu tek qëndrimi i kryeministrit grek Mitsotakis ndaj Shqipërisë ku u shpreh se ekziston rreziku që Greqia të vendosë sërish pengesa në rrugën drejt BE.
“ Kryeministri grek foli për marrëdhëniet me Shqipërinë qoftë në Bruksel apo në një inagurim të segmentit që lidh Janinën me Kakavijën, një investim prej 300 milionë eurosh dhe foli për rëndësinë e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe artikuloi një temë të re të quajtur ‘ të drejtë vetëidentifikimi’.
E drejta e vetëidentifikimit është një koncept i ri i shpikur nga Greqia dhe lidhet me shqiptarët greqisht folës në Himarë të cilët historia nuk i ka konsideruar si grekë etnikë marrë në tërësi, ndërsa nënvizoi që bllokada e çështjes Bejleri duket e kapërcyer dhe kapitujt e politikës së jashtme që Shqipëria çeli me Brukselin mund të mbyllen brenda dhjetorit dhe është arritje. Mistotakis bëri të qartë që Greqia mund të na vendosi pengesa. Është tregues që e djathta greke vazhdon ti përmbahet një axhende nacionalizmi dhe ka brenda saj kushte me karakter historik, fetar apo karta të tilla si e drejtat e vetëdeklarimit.” / abcnews.al