Nazarko: Amerikanët kanë një projekt me Shqipërinë me të cilin Berisha u përplas

schedule22:44 - 20 Maj, 2021

schedule 22:44 - 20 Maj, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi ditën e sotme se do të padisë për shpifje sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken, pas vendimit të SHBA-së për të shpallur “non-grata”, Berishën dhe familjen e tij.

Për analistin Mentor Nazarko, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë seriozisht në vend.

Ai theksoi se SHBA-të kanë një projekt për Shqipërinë dhe sipas tij duket se Berisha është “përplasur” me këtë projekt.

 “Amerikanët janë seriozisht të përfshirë në Shqipëri, me SPAK, pastrimin e politikës, sjelljen e investitorëve, pra kanë një projekt amerikanët me Shqipërinë. Pra mesa duket Sali Berisha është përplasur me projektin amerikan për Shqipërinë”, tha Nazarko.

Gjatë bisedës në studio, Nazarko  gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që të kenë shtet funksional.

Nga ana tjetër gazetari Artan Hoxha u shpreh se kjo ishte e vetmja mënyrë që ish-kryeministri Sali Berisha të goditej.

Ai gjithashtu theksoi se Berisha nuk është paraqitur kurrë një një Gjykatë në Republikën e Shqipërisë, madje as edhe si dëshmitar nuk ka dashur të paraqitej.

“Berisha është një shtetar që vetëm kështu mund të goditej sepse nuk është paraqitur kurrë në një Gjykatë në Republikën e Shqipërisë. Edhe si dëshmitar nuk ka dashur të paraqitej në asnjë gjykatë”, tha Hoxha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!