Portieri i PSG-së, Keylor Navas, së shpejti mund të transferohet te Napoli.
Sipas gazetarit Gianluca di Marzio, klubi napolitan ka bërë përparim të madh në negociatat për transferimin e Navas. Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, ka bërë të ditur se Gianluigi Donnarumma do të jetë portieri kryesor këtë sezon.
Navas, 35 vjeç, është te PSG që nga viti 2019, pasi u transferua nga Real Madrid. Gjatë kësaj kohe, ai mori pjesë në 106 ndeshje në të gjitha garat, në të cilat pranoi 86 gola dhe mundi ta mbante portën e tij “të thatë” 49 herë. Portali transfermarkt vlerëson vlerën e portierit në 8 milionë euro. /abcnews.al/