Jesus Navas, kapiteni i Sevilla, pas fitores së Europa League theksoi se skuadra e tij e meritoi fitoren dhe se ai është shumë krenar që ngriti trofeun. Ai bëri edhe një dedikim special, për Reyes që nuk jeton më.
“Kjo skuadër e meriton këtë fitore. Kemi luftuar shumë gjatë gjithë vitit, kemi përjetuar një situatë të vështirë, si të gjithë të tjerët dhe u përpoqëm ta kalonim dita-ditës. Tifozët tanë e meritojnë, ata që e duan futbollin si ne dhe duhet ta shijojmë.
Për mua do të thotë shumë të jem në gjendje të ngre trofeun si kapiten i Sevilla, për miqtë që nuk janë këtu, si Reyes”, tha Jesus Navas, i cili ka fjalë të mira për trajnerin e Sevilla në fund. “Lopetegui punon 24 orë në ditë për Sevilla dhe ai e mori më të mirën prej nesh”, mbylli mbrojtësi i krahut të djathtë. /abcnews.al