Portieri i Paris Saint-Germain, Keylor Navas është rikthyer në klubin francez pas huazimit të tij gjashtëmujor te Nottingham Forest. Megjithatë, parizienët duket se nuk e llogarisin atë në planet e tyre, me Gigi Donnarumma që ka zënë vendin e tij.
Sipas gazetarit Nicolo Sira, Interi është një klub që e shikon me vëmendje 36-vjeçarin pasi nuk do të mbajë Andre Onanën. Nerazzurrët ka të ngjarë të shesin portierin 27-vjeçar, me United që duket të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
Pra, nëse kjo ndodh, atëherë milanezët pritet të lëvizin për zëvendësuesin e tij që do të formojë dyshen në pozicionin e portierëve së bashku me Hadanoviçin, i cili në sezonin e ri është i destinuar si portier i dytë.
Keylor Navas luan për Parisin që nga viti 2019 dhe ka gjithsej 108 paraqitje. /G.D abcnews.al/