Navalny u bën thirrje rusëve që t’i kundërvihen Kremlinit

schedule22:20 - 4 Gusht, 2023

schedule 22:20 - 4 Gusht, 2023

Politikani i burgosur Alexei Navalny u bëri thirrje sot rusëve që të vazhdojnë t’i “rezistojnë” Kremlinit pasi u dënua me 19 vjet burg për “ekstremizëm”, një dënim që ai e konsideron të barabartë me burgim të përjetshëm.

“Po ju detyrojnë të largoheni nga Rusia juaj pa luftuar kundër bandës së tradhtarëve, hajdutëve dhe mashtruesve që kanë marrë pushtetin. Putini nuk duhet të arrijë qëllimin e tij. Mos e humbni vullnetin për të rezistuar”, tha Navalny, sipas një mesazhi të postuar në faqen e tij në Facebook nga ekipi i tij.

Në të njëjtin gjyq, Daniel Holodny, një teknik televiziv që punonte për kanalin e Navalny në YouTube, u shpall gjithashtu fajtor për “organizimin e  një grupi ekstremist” dhe u dënua me 8 vjet burg, raportoi gazeta Novaya Gazeta.

Në një deklaratë të lëshuar dje në prag të vendimit të gjykatës, Navalny e quajti 25-vjeçarin Kholondny një “frymëzim”, duke thënë se ai kishte refuzuar disa oferta për ta liruar atë në këmbim të dëshmimit kundër të tjerëve.

“Holondny është inteligjent, i lumtur dhe i përmbajtur. Dhe kryesorja është se ai e kupton pse u shpik ky gjyq, por nuk i la që ta frikësojnë apo t’ia thyejnë vullnetin. Bëhuni si ai”, shtoi ai në mesazhin e tij drejtuar mbështetësve të tij.